Ky fjalorth terminologjik ka për qëllim të ofrojë sqarime të termave që përdoren kryesisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri, si dhe të termave që janë të pranishëm në përdorimin e përditshëm të gjuhës shqipe.
Termat e përfshirë në këtë fjalorth mund të jenë me prejardhje shqipe ose të huazuar nga gjuhë të tjera. Fjalorthi do të përditësohet rregullisht me terma të rinj dhe me sqarime shtesë.
Në rast se vëreni ndonjë gabim ose pasaktësi, ju lutemi na informoni, në mënyrë që të bëjmë korrigjimet e nevojshme sa më shpejt.
Përdorimi, citimi ose kopjimi i përmbajtjes së këtij fjalorthi lejohet vetëm me kusht që të përmendet qartë burimi: www.mbrojtjangazjarri.com.
Fjalorth terminologjik
Aerosol
Aparate për shuarjen e zjarritSipas Merriam-Webster Dictionary, termi aerosol ka dy kuptime kryesore: një kuptim shkencor dhe një kuptim të përditshëm. Në kuptimin shkencor, aerosoli është një pezullim (angl.: suspension) i grimcave shumë të imëta të ngurta ose i pikëzave të lëngshme në një gaz, zakonisht në ajër. Shembuj të zakonshëm të aerosoleve janë tymi, mjegulla dhe mjegullza (angl.: fog and mist). Në përdorim të përditshëm, fjala aerosol përdoret edhe për një substancë të ruajtur në një enë nën presion, si p.sh. ilaç sprej, llak flokësh ose insekticid, e cila lirohet si spërkatje e imët kur shtypet butoni. Në fushën…
Lexo përkufizimin →Aparat për shuarjen e zjarrit
Aparate për shuarjen e zjarritSipas EN 3-7:2004+A1:2007, pika 3.1, termi aparat për fikjen e zjarrit (angl.: fire extinguisher) përkufizohet si pajisjeje që përmban agjent shuarës, i cili mund të nxirret jashtë përmes veprimit të presionit të brendshëm dhe të drejtohet mbi zjarr. Ky përkufizim është në përputhje edhe me kuptimin e dhënë në Udhëzimin Administrativ (MPB) nr. 17/2017 për Testimin dhe Servisimin e Aparateve për Fikje të Zjarrit, sipas të cilit aparati për fikjen e zjarrit është pajisje që përmban agjent shuarës, i cili hidhet nën presion nga rezervuari i tij për të fikur zjarrin.
Lexo përkufizimin →EN
StandardetEN është shkurtesa historike e termit European Norm, i njohur në frëngjisht si Norme Européenne dhe në gjermanisht si Europäische Norm. Në shqip, ky term përkthehet Normë Evropiane. Shkronjat E dhe N rrjedhin përkatësisht nga fjalët European dhe Norm. Në terminologjinë zyrtare të organizatave evropiane të standardizimit, shkurtesa EN përdoret për të identifikuar një European Standard, në shqip Standard Evropian. Standardet EN miratohen nga organizatat evropiane të standardizimit, si CEN, CENELEC dhe ETSI, sipas fushës teknike përkatëse.
Lexo përkufizimin →EN 3
StandardetEN 3 është seria e standardeve evropiane që përcakton kërkesat teknike për aparatet portative për fikjen e zjarrit (Portable Fire Extinguishers). Kjo seri rregullon karakteristikat, performancën, metodat e testimit, ndërtimin, rezistencën ndaj presionit dhe vlerësimin e konformitetit të këtyre aparateve. Seria EN 3 është zhvilluar nga Komiteti Evropian për Standardizim (CEN) dhe përdoret si bazë teknike për projektimin, prodhimin, testimin dhe vlerësimin e konformitetit të aparateve portative për fikjen e zjarrit. Seria përbëhet nga disa pjesë. Pjesët EN 3-1 deri EN 3-6 janë tërhequr, ndërsa…
Lexo përkufizimin →IEC
StandardetIEC është shkurtesa e International Electrotechnical Commission, organizata ndërkombëtare që zhvillon dhe publikon standarde për teknologjitë elektrike, elektronike dhe të ndërlidhura. IEC është themeluar në vitin 1906 dhe është një organizatë globale, jofitimprurëse me anëtarësi, në të cilën përfaqësohen komitetet kombëtare të vendeve anëtare. Selia e saj ndodhet në Gjenevë, Zvicër. Standardet IEC përcaktojnë kërkesa, metoda testimi dhe kritere performance për pajisje, sisteme dhe instalime elektrike dhe elektronike. Në fushën e mbrojtjes nga zjarri, ato zbatohen veçanërisht për sigurinë ele…
Lexo përkufizimin →ISO
StandardetISO është emri i shkurtër i International Organization for Standardization. ISO nuk është akronim; emri është frymëzuar nga fjala greke isos, që do të thotë “i barabartë”, në mënyrë që i njëjti emërtim të përdoret në të gjitha gjuhët. ISO është një organizatë e pavarur, ndërkombëtare dhe joqeveritare, e themeluar në vitin 1947. Ajo përbëhet nga organet kombëtare të standardizimit të vendeve anëtare dhe zhvillon standarde ndërkombëtare për fusha të ndryshme teknike, ekonomike dhe shoqërore. Standardet ISO përcaktojnë kërkesa, udhëzime, metoda testimi dhe praktika të përbashkëta për produkte, p…
Lexo përkufizimin →Standard
StandardetFjala standard rrjedh nga anglishtja e mesme standard, e huazuar nga frëngjishtja e vjetër estandart ose estendart. Fillimisht, ky term nënkuptonte një flamur ose shenjë dalluese që përdorej si pikë grumbullimi në fushëbetejë. Me kalimin e kohës, kuptimi i fjalës ka evoluar, duke iu referuar një modeli referimi, etaloni ose kriteri, mbi bazën e të cilit kryhen krahasimi, vlerësimi dhe zbatimi i kërkesave teknike.
Lexo përkufizimin →