Kliko për më shumë produkte.
Nuk u gjet asnjë produkt.

EN 3

EN 3 është seria e standardeve evropiane që përcakton kërkesat teknike për aparatet portative për fikjen e zjarrit (Portable Fire Extinguishers). Kjo seri rregullon karakteristikat, performancën, metodat e testimit, ndërtimin, rezistencën ndaj presionit dhe vlerësimin e konformitetit të këtyre aparateve.

Seria EN 3 është zhvilluar nga Komiteti Evropian për Standardizim (CEN) dhe përdoret si bazë teknike për projektimin, prodhimin, testimin dhe vlerësimin e konformitetit të aparateve portative për fikjen e zjarrit.

Seria përbëhet nga disa pjesë. Pjesët EN 3-1 deri EN 3-6 janë tërhequr, ndërsa pjesët EN 3-7, EN 3-8, EN 3-9 dhe EN 3-10 përbëjnë strukturën aktuale të serisë.

Terma të përmendur në këtë përkufizim:

EN

Informata të dobishme

Standardet dhe legjislacioni i Kosovës

Në Republikën e Kosovës, Ligji nr. 08/L-261 për Mbrojtje nga Zjarri dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij kërkojnë që pajisjet, stabilimentet dhe sistemet për mbrojtje nga zjarri të plotësojnë kërkesat teknike dhe të shoqërohen me dokumentacion që dëshmon rregullsinë dhe përshtatshmërinë e tyre për përdorimin e dedikuar. Në praktikë, kjo përputhshmëri dokumentohet përmes procedurave të vlerësimit të konformitetit dhe dokumentacionit teknik të kërkuar nga standardet dhe legjislacioni sektorial në fuqi.

Për shembull, Udhëzimi Administrativ (MPB) nr. 17/2017 kërkon që aparatet portative për fikjen e zjarrit të jenë në përputhje me standardin EN 3, ndërsa aparatet transportuese për fikjen e zjarrit të përmbushin kërkesat e standardit EN 1866.

Shiko edhe:

EN IEC ISO Standard

« Kthehu te lista

Meny

Cilësimet

Kliko për më shumë produkte.
Nuk u gjet asnjë produkt.