Kliko për më shumë produkte.
Nuk u gjet asnjë produkt.

Aparat për shuarjen e zjarrit

Sipas EN 3-7:2004+A1:2007, pika 3.1, termi aparat për fikjen e zjarrit (angl.: fire extinguisher) përkufizohet si pajisjeje që përmban agjent shuarës, i cili mund të nxirret jashtë përmes veprimit të presionit të brendshëm dhe të drejtohet mbi zjarr.

Ky përkufizim është në përputhje edhe me kuptimin e dhënë në Udhëzimin Administrativ (MPB) nr. 17/2017 për Testimin dhe Servisimin e Aparateve për Fikje të Zjarrit, sipas të cilit aparati për fikjen e zjarrit është pajisje që përmban agjent shuarës, i cili hidhet nën presion nga rezervuari i tij për të fikur zjarrin.

Njihet edhe si:

Aparat për fikjen e zjarrit Aparat zjarrfikës Fikës zjarri Fikëse zjarri Bocë kundër zjarrit

Terma të përmendur në këtë përkufizim:

Informata të dobishme

Aparatet për fikjen e zjarrit ndahen kryesisht sipas mënyrës së përdorimit dhe masës totale në gjendje pune. Në këtë kuptim, standardet evropiane bëjnë dallimin ndërmjet aparateve portative/të dorës dhe aparateve të lëvizshme/transportuese.

Aparatet portative janë pajisje që mbahen dhe përdoren me dorë. Ato trajtohen sipas standardit EN 3 dhe në gjendje pune kanë masë totale deri në 20 kg.

Aparatet e lëvizshme ose transportuese janë pajisje me masë më të madhe se 20 kg. Ato trajtohen sipas standardit EN 1866 dhe zakonisht janë të pajisura me rrota, në mënyrë që të transportohen dhe të manovrohen më lehtë gjatë përdorimit.

Pra, kufiri prej 20 kg është kriteri kryesor që përcakton nëse aparati klasifikohet si aparat portativ sipas EN 3, apo si aparat i lëvizshëm sipas EN 1866.

Shiko edhe:

Pyetje të shpeshta

Po. Aparatet për fikjen e zjarri duhet të kontrollohen rregullisht për të siguruar që janë të dukshme, të qasshme, të kompletuara, të padëmtuara dhe të gatshme për përdorim në rast zjarri.
Kontrolli i rregullt bëhet nga pronari, përdoruesi i objektit ose personi përgjegjës i caktuar prej tyre. Ndërsa servisimi periodik duhet të kryhet nga subjekt ose person i autorizuar për servisimin e aparateve për fikjen e zjarrit.
Kontrolli i rregullt duhet të bëhet të paktën një herë në muaj. Përveç kësaj, aparatet duhet të servisohen periodikisht nga person i autorizuar, zakonisht të paktën një herë në gjashtë muaj, si dhe pas çdo përdorimi, dëmtimi ose dyshimi për parregullsi.

« Kthehu te lista

Meny

Cilësimet

Kliko për më shumë produkte.
Nuk u gjet asnjë produkt.