Është i përshtatshëm për shuarjen e zjarreve të klasave A, B dhe C, si dhe për përdorim në pajisje elektrike nën tension deri në 1000 V, nga një distancë minimale prej 1 m. Aparati është i certifikuar sipas EN 3-7:2004+A1:2007, EN 3-8:2021 dhe EN 3-10:2009; mban shenjimin CE sipas kërkesave të aplikueshme të Direktivës 2014/68/EU (PED).
Aparat për shuarjen e zjarrit, 50 kg pluhur ABC 40% - me rrota
Përdorimi:
Aparati është i përshtatshëm për shuarjen e zjarreve të klasave A, B dhe C, si dhe për shuarjen e zjarrit në pajisje elektrike nën tension deri në 1000 V, me kusht që përdorimi të bëhet nga një distancë minimale prej 1 m dhe në përputhje me udhëzimet e prodhuesit.
Mëso më shumë për klasat e zjarrit A, B dhe C
Klasa A përfshin zjarret nga materiale të ngurta si druri, letra dhe tekstili;
Klasa B përfshin zjarret nga lëngje të ndezshme;
Klasa C përfshin zjarret nga gazrat e ndezshëm.
Karakteristikat bazike:
- I lehtë, kompakt dhe i përshtatshëm për përdorim të shpejtë
- Efikas në shuarjen e zjarreve të klasave A, B dhe C
- I pajisur me manometër për kontroll të lehtë të presionit
- I pajisur me valvulë kontrolli që mundëson ndërprerjen e përkohshme të shkarkimit
- Mundësi rimbushjeje dhe servisimi pas përdorimit
- Mirëmbajtje ekonomike dhe jetëgjatësi në përdorim
Cilësia dhe siguria:
Është prodhuar sipas kërkesave të tregut evropian dhe nën procedura kontrolli të përcaktuara nga sistemi i menaxhimit të cilësisë ISO 9001:2015.
Aparati mobil për shuarjen e zjarrit është i certifikuar sipas EN 1866-1 dhe mban shenjën CE në përputhje me kërkesat e aplikueshme të Direktivës 2014/68/EU (PED).
Ena e aparatit është e veshur me ngjyrë rezistente ndaj rrezeve UV, duke siguruar qëndrueshmëri, rezistencë ndaj korrozionit dhe jetëgjatësi në kushte të ndryshme industriale dhe mjedisore.
Fleta e të dhënave
- Kapaciteti nominal
- 50 kg
- Lloji i presionit
- Me presion të përhershëm
- Lloji i aparatit
- Mobil (me rrotë)
- Lënda shuarëse
- ABC 40%
- Miratimet (certifikimet)
- CE, EN 1866-1
- Temperatura e operimit
- –30°C deri 60°C
- Ngjyra
- RAL 3000
- Pesha e përafërt bruto
- 90 kg
- Dimensionet e përafërta
- 1070x564 mm