Kliko për më shumë produkte.
Nuk u gjet asnjë produkt.

Kuti hidranti e zbrazët për montim në mur me derë xhami transparente, 590 × 365 × 165 mm

Kuti hidranti për montim në mur, e punuar nga çeliku dhe e pajisur me derë xhami transparente me udhëzime përdorimi të printuara në xham. Sipërfaqja është e trajtuar me ngjyrë elektrostatike RAL 3000, për pamje profesionale dhe qëndrueshmëri më të mirë.

Më shumëShfaq më pak
SKU:
0132060
Ti gjithashtu mund të pëlqesh
Përshkrimi

Kuti hidranti për montim në mur me derë xhami transparente, 590 × 365 × 165 mm

Kuti hidranti për montim në mur, e punuar nga çeliku dhe e përshtatshme për vendosjen e pajisjeve bazë të sistemit të hidrantit të brendshëm, në përputhje me EN 671-2. Kutia është e pajisur me derë xhami transparente, e cila mundëson shikueshmëri të qartë të pajisjeve brenda dhe qasje të shpejtë në rast emergjence.

Dera e xhamit përmban udhëzime përdorimi të printuara në xham, duke ndihmuar përdoruesin të identifikojë shpejt veprimin e duhur gjatë përdorimit të pajisjeve të hidrantit. Sipërfaqja e kutisë është e trajtuar me ngjyrë elektrostatike RAL 3000, duke siguruar qëndrueshmëri më të mirë dhe pamje profesionale gjatë përdorimit në ambiente të brendshme.

Kutia mund të kompletohet me pajisje sipas konfigurimit të kërkuar dhe në përputhje me EN 671-2.

Pajisjet e mundshme:

  • Gyp shtytës me gjatësi nga 15 deri në 30 m dhe diametër nga 25 mm (1″) deri në 52 mm (2″)
  • Fiskajë/ujëhedhës standard ose me rregullim të vrushkullit të ujit
  • Valvulë këndore nga mesingu ose alumini, me diametër nga 25 mm (1″) deri në 52 mm (2″)

Të dhënat teknike:

  • Materiali i kutisë: çelik
  • Montimi: në mur
  • Tipi i derës: derë xhami transparente
  • Shënimi në derë: udhëzime përdorimi të printuara në xham
  • Ngjyra: RAL 3000
  • Trajtimi i sipërfaqes: ngjyrë elektrostatike
  • Dimensionet: 590 × 365 × 165 mm
  • Standardi referues: EN 671-2
Më shumëShfaq më pak
16 produkte të tjera në të njëjtën kategori:
Të murit
SKU: 0132005
Kuadër hidranti nga PVC, me xham transparent me thyerje të sigurt, me adapter për valvulë këndore dhe rrjetë mbrojtëse të zorrës së ujit. I certifikuar sipas EN 671-2:2001 (UNI 45). Dimensionet (lartësi x gjatësi x...

Meny

Cilësimet

Kliko për më shumë produkte.
Nuk u gjet asnjë produkt.