Albkos Safety ofron zgjidhje profesionale për projektimin, instalimin, testimin, komisionimin, kontrollin, servisimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve për detektimin, alarmimin dhe shuarjen automatike të zjarrit për biznese, institucione, kuzhina profesionale, qendra të të dhënave dhe objekte industriale në të gjithë Kosovën.
Shërbimet tona kryhen në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-261 për Mbrojtje nga Zjarri, aktet nënligjore në fuqi dhe standardet teknike të aplikueshme sipas llojit të sistemit. Për sistemet e detektimit dhe alarmimit zbatohen kërkesat përkatëse të serisë EN 54, ndërsa sistemet automatike të shuarjes projektohen dhe testohen sipas teknologjisë, agjentit shuarës, karakteristikave të objektit dhe nivelit të rrezikut.
Sistemet e mbrojtjes aktive nga zjarri mundësojnë zbulimin e hershëm, alarmimin në kohë dhe aktivizimin automatik të masave të shuarjes, duke ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve, pajisjeve, proceseve kritike dhe vazhdimësisë së aktivitetit.
Zgjidhjet tona për sistemet e mbrojtjes nga zjarri
Ofrojmë zgjidhje të personalizuara sipas karakteristikave të objektit, rrezikut të identifikuar, llojit të materialeve të mbrojtura dhe kërkesave teknike të projektit.
- Sistemet për detektimin dhe alarmimin e zjarrit
Projektimi, instalimi, testimi dhe mirëmbajtja e sistemeve adresabile dhe konvencionale, duke përfshirë detektorët e tymit, nxehtësisë dhe pajisjet e alarmimit, sipas kërkesave të aplikueshme të serisë EN 54. - Sistemet e shuarjes së zjarrit për kuzhina profesionale
Projektimi, instalimi, testimi dhe mirëmbajtja e sistemeve fikse për mbrojtjen e pajisjeve të gatimit, aspiratorëve, filtrave, plenumeve dhe kanaleve të ventilimit, sipas EN 17446:2021+A1:2024 dhe kërkesave teknike të sistemit të certifikuar. - Sistemet me HFC-227ea
Sisteme të shuarjes me agjent gazor për mbrojtjen e dhomave të serverëve, pajisjeve elektrike dhe hapësirave teknike, të projektuara dhe mirëmbajtura sipas EN 15004-1 dhe ISO 14520-9. - Sistemet me FK-5-1-12
Sisteme të shuarjes me agjent të pastër për mbrojtjen e pajisjeve elektronike, qendrave të të dhënave, arkivave dhe ambienteve me pajisje të ndjeshme, sipas EN 15004-1, pjesës përkatëse të serisë EN 15004 dhe ISO 14520-5. - Sistemet me gaze inerte – IG-01, IG-100, IG-55 dhe IG-541
Projektimi, instalimi, testimi dhe mirëmbajtja e sistemeve me gaze inerte sipas EN 15004-1 dhe pjesëve përkatëse të ISO 14520, në varësi të agjentit shuarës të përdorur. - Sistemet e shuarjes me dioksid karboni (CO₂)
Sisteme për mbrojtjen e pajisjeve dhe proceseve industriale, të projektuara dhe instaluara sipas ISO 6183:2022, me masa të veçanta sigurie për hapësirat ku mund të jenë të pranishëm njerëzit. - Sistemet me gjeneratorë aerosolë të kondensuar
Projektimi, instalimi dhe mirëmbajtja e sistemeve me aerosol të kondensuar sipas EN 15276-1:2019 për komponentët dhe metodat e testimit, si dhe EN 15276-2:2019 për projektimin, instalimin dhe mirëmbajtjen.
Testimi i integritetit të hapësirës
Për sistemet e shuarjes me përmbytje totale kryejmë testimin e integritetit të hapësirës me pajisje të specializuara, me qëllim vlerësimin e rrjedhjeve të ajrit dhe verifikimin nëse hapësira mund ta mbajë përqendrimin e projektuar të agjentit shuarës për periudhën e kërkuar.
- Room Integrity Test
Testimi kryhet pa shkarkuar agjentin shuarës dhe përdoret për të vlerësuar integritetin e hapësirave të mbrojtura me HFC-227ea, FK-5-1-12 ose gaze inerte. - Vlerësimi i kohës së mbajtjes
Në bazë të rezultateve të matjeve vlerësohet koha gjatë së cilës përqendrimi i agjentit mund të mbahet mbi nivelin minimal të kërkuar nga projekti dhe standardi i aplikueshëm. - Identifikimi i rrjedhjeve
Testimi ndihmon në identifikimin e hapjeve dhe rrjedhjeve që mund të ndikojnë në performancën e sistemit, duke mundësuar ndërmarrjen e masave korrigjuese para vënies në funksion ose gjatë kontrollit periodik.
Komisionimi dhe dokumentacioni teknik
Pas instalimit, kontrollit ose testimit përgatitet dokumentacioni teknik përkatës, duke përfshirë raportet e testimit, procesverbalet, rezultatet e komisionimit dhe rekomandimet për masat korrigjuese, sipas kërkesave të projektit dhe standardeve të aplikueshme.
📞 Keni nevojë për projektimin, instalimin, testimin ose mirëmbajtjen e sistemeve automatike të shuarjes së zjarrit?
Na kontaktoni në 044 504 605 ose 045 712 711, ose na shkruani në WhatsApp. Ekipi ynë do t'ju ofrojë një zgjidhje profesionale dhe një ofertë të personalizuar në kohën më të shkurtër të mundshme.