Sistem për shuarjen e zjarreve të klasës F / kimikat i lengët ZEUS
Në këtë lloj sistemi, me operim automatik, për zbulimin e zjarrit si detektorë termik përdoren siguresa detektimi në radhë. Agjenti (lënda shuarëse) për shuarjen e zjarri është shpërndarë mbi zonat e mbrojtura të aparateve dhe brenda gypit të shkarkimit përmes të një tubacioni nga bakri (sipas ISO) dhe pipëzave të veçanta të shkarkimit.
Sistem automatik për shuarjen e zjarreve të klasës F / Kimikat i lëngët ZEUS
Sistemi ZEUS
Në këtë lloj sistemi, me operim automatik, për zbulimin e zjarrit si detektorë termik përdoren siguresa detektimi në radhë. Agjenti (lënda shuarëse) për shuarjen e zjarri është shpërndarë mbi zonat e mbrojtura të aparateve dhe brenda gypit të shkarkimit përmes të një tubacioni nga bakri (sipas ISO) dhe pipëzave të veçanta të shkarkimit.
Ne rast se sistemi përbëhet nga më shumë se një aparat zjarrfikës për aplikim lokal, operimi i secilit aparat zjarrfikës është arritur duke përdorur një siguresë-detonator. Si në rastin e aktivizimit automatik dhe ati manual, sistemi mund të programohet për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe me gaz në të gjitha ose në pajisje të zgjedhura për mbrojtje maksimale kundër ndezjes së sërishme.
Operimi automatik
Në rast zjarri, thyerja apo shkrirja e çdo sigurese të ndjeshme termike (138°C ose 182°C ose 260°C), aktivizon sistemin përmes pajisjeve elektro-mekanike. Siguresat detektuese janë të lidhura në formë vargu me anë të një teli metalik nga çeliku inox. Skaji i parë i telit metalik është fiksuar në kapakun shkarkues, ndërsa skaji tjetër është i lidhur me një ndërprerës pozicioni elektromekanik. Në kushte normale, teli metalik është i tendosur dhe tërheq kontaktin në ndërprerës. Në rast zjarri, siguresa e njërit nga detektorët termik thyhet / shkrihet, me ç’rast teli metalik që lidh detektorët me ndërprerësin lirohet. Ndërprerësi aktivizohet dhe përmes panelit për detektimin e zjarrit aktivizon valvulën (përmes siguresës detonuese) të sistemit për shuarjen e zjarrit dhe pastaj lënda shuarëse shpërndahet përmes tubacionit të bakrit dhe pipëzave speciale shkarkuese përmbi zonat e mbrojtura.
Operimi manual
Në rast zjarri, aktivizimi manual i sistemit mund të bëhet në tre (3) mënyra të ndryshme. (1) Duke shtypur butonin e veçantë për aktivizim manual të sistemit, që është i integruar në panelin e detektimit të zjarrit, (2) duke tërhequr nga larg dorezën mekanike të telit metalik dhe (3) duke tërhequr poshtë – lartë shufrën në valvulën e aparatit zjarrfikës.
Sistemi përfshinë
- Aparat zjarrfikës me shtresa të brendshme nga plastika, me kapacitet 6lit. dhe 9lit.
- Aparat zjarrfikës nga çeliku inox, me kapacitet 10lit. (pesha e enës 12kg).
- Aparat zjarrfikës i mbrojtur në brendi me ngjyrë kundër korrozionit me kapacitet 20lit. (pesha e enës 25kg) dhe 35lit. (pesha e enës 25kg)).
- Bazë e fortë / mbajtës për montimin e aparatit zjarrfikës.
- Valvulë e aparatit zjarrfikës për aktivizim automatik ose manual me siguresë valvule, e certifikuar sipas CE-TUV
- Gyp fleksibil nga materiali inox (21,7mm x 1/2”) për lidhjen e valvulës së sigurisë të aparatit zjarrfikës me rrjetin e tubacionit.
- Siguresë detektimi e ndjeshme në temperatura (138°C or 182°C or 260°C)
- Baza të detektorit.
- Tel metalik nga materiali inox dhe lidhëse.
- Dorezë mekanike për kontroll nga distanca.
- Rulë udhëzuese 90ο e telit metalik.
- Panel i kontrollit kundër zjarrit një zonësh i cili ka te integruar sirenën, baterinë dhe butonin për aktivizimin manual të sistemit.
- Ndërprerës pozicioni elektromekanik.
- Buton për anulim.
- Valvulë e ndërprerjes elektromekanike të propanit.
- Pipëz speciale shkarkuese.
- Lidhëse mashkullore (1/2 " x 3/8") për lidhjen e pipëzave shkarkuese me rrjetin e tubacionit.